Të nderuar klinetë,
Ju njoftojmë që nga data 01.02.2026, Shpejtësia e garantuar (Shkarkim/Ngarkim) në rastin e rrjeteve fikse duhet të jetë së paku 50% e shpejtësisë maksimale. Shpejtësia e garantuar është shpejtësia më e ulët që operatori duhet t’i ofrojë gjithmonë përdoruesit në përputhje me kontratën, kur shërbimet e specializuara janë të fikura. Shpejtësia e zakonshme në dispozicion në rastin e rrjeteve fikse është shpejtësia që një parapagues duhet të arrijë së paku 90% të kohës gjatë ditës dhe duhet të jetë së paku 80% e shpejtësisë maksimale. Shpejtësia minimale, shpejtësia maksimale dhe shpejtësia e zakonshme e ngarkimit dhe shkarkimit, varen nga pakoja e zgjedhur nga Përdoruesi, dhe do të përcaktohen në tabelën më poshtë: