Telkos L.L.C shpall konkurs për pozitën:
- Agjent i shitjes (2 pozita)
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe pergjegjesitë:
- Prezanton, promovon dhe shet produktet/shërbimet e kompanisë përmes komunikimit profesional dhe argumenteve të strukturuara, me fokus klientët potencialë dhe ekzistues.
- Identifikon dhe kontakton klientë të rinj (biznese dhe individë) përmes aktiviteteve të vazhdueshme në terren.
- Ndërton dhe menaxhon marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Raporton tek menaxhmenti mbi nevojat e klientëve, problematikat, trendet e tregut dhe mundësitë për zhvillim të produkteve/shërbimeve të reja.
- Arrin dhe tejkalon objektivat e shitjes sipas planeve të përcaktuara nga kompania.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e shitjes dhe departamentet relevante për të siguruar ekzekutim efektiv të strategjive të kompanisë.
- Menaxhon ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit.
- Monitoron trendet e tregut dhe praktikat më të mira të industrisë për të përmirësuar performancën e shitjes.
- Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me pozitën, në përputhje me aftësitë dhe kërkesat operative të kompanisë.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune me klientë;
- Përgjegjësi, organizim dhe profesionalizëm në punë.
- Përdorim i mirë i teknologjisë
- Leja e vozitjes