KONKURS PUNE

 Telkos L.L.C shpall konkurs për pozitën:

  • Agjent i shitjes (2 pozita)

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe pergjegjesitë:

  1. Prezanton, promovon dhe shet produktet/shërbimet e kompanisë përmes komunikimit profesional dhe argumenteve të strukturuara, me fokus klientët potencialë dhe ekzistues.
  2. Identifikon dhe kontakton klientë të rinj (biznese dhe individë) përmes aktiviteteve të vazhdueshme në terren.
  3. Ndërton dhe menaxhon marrëdhënie afatgjata me klientët.
  4. Raporton tek menaxhmenti mbi nevojat e klientëve, problematikat, trendet e tregut dhe mundësitë për zhvillim të produkteve/shërbimeve të reja.
  5. Arrin dhe tejkalon objektivat e shitjes sipas planeve të përcaktuara nga kompania.
  6. Bashkëpunon ngushtë me ekipin e shitjes dhe departamentet relevante për të siguruar ekzekutim efektiv të strategjive të kompanisë.
  7. Menaxhon ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit.
  8. Monitoron trendet e tregut dhe praktikat më të mira të industrisë për të përmirësuar performancën e shitjes.
  9. Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me pozitën, në përputhje me aftësitë dhe kërkesat operative të kompanisë.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune me klientë;
  • Përgjegjësi, organizim dhe profesionalizëm në punë.
  • Përdorim i mirë i teknologjisë
  • Leja e vozitjes

APLIKACIONI PËR PUNË











    Ngarko CV (formati .doc ose .pdf)*