Sa kanale televizive përfshihen në platformën TELKOS?

Në platformën TELKOS përfshihen mbi 260 kanale televizive, duke përfshirë kanale kombëtare, ndërkombëtare, sportive, filmike, dokumentare dhe për fëmijë.

TELKOS ofron internet me shpejtësi të lartë, duke filluar nga 50 Mbps up/down deri në 500 Mbps up/down, varësisht nga paketa e zgjedhur.

Në rast të ndonjë problemi teknik, mund të na kontaktoni:

  • Përmes numrave tanë zyrtarë të telefonit të cilët i gjeni në rubrikën Kontakti
  • Përmes email-it

Shërbimi i mbështetjes teknike është i disponueshëm 24/7.

Shërbimet e TELKOS janë të disponueshme në këto zona të Prishtinës:

Dardani, Ulpianë, Zona Qendër, Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Pejton, Velani, Bregu i Diellit, Rruga B,  Taslixhe, Sofali, Tokbashqe, Tophane,  Kodra e Trimave,  4 Llullat, Arbëri,  Hajvali.

Nëse shfaqet drita e kuqe LOS, ju lutem ndiqni këta hapa:

  1. Kontrolloni kabllon e fibrit pas modemit;
  2. Shtypni butonin ON/OFF dhe prisni disa minuta;
  3. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin tonë të suportit;

Për të riskanur kanalet:

  1. Me telekomandë shkoni te Menu
  2. Zgjidhni Installation
  3. Klikoni Autosearch
  4. Prisni deri në përfundim të procesit

Po, kontrata është obligative për periudhën për të cilën lidhet.
Nga kontrata përjashtoheni vetëm në rast se pajisjet blihen nga klienti.

Pagesat mund të realizohen përmes:

  • Pikave tona kryesore të shitjes, adresat e të cilave mund t’i gjeni në ______
  • Përmes distributorëve të autorizuar: Western Union, RIA)
  • Bankave
  • Webfaqes zyrtare të TELKOS (E-PAGESA)

Pikat e shitjes janë të hapura çdo ditë nga 08:00 – 20:00

Nëse shfaqet mesazhi No Signal:

  1. Kontrolloni kabllon coaxial pas resiverit
  2. Kontrolloni kabllon HDMI
  3. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni suportin teknik

TELKOS ofron paketa të ndryshme interneti dhe TV, të përshtatura për nevoja familjare dhe biznesore. Për ofertat aktuale, ju lutem vizitoni webfaqen e Telkos ose pikat e shitjes së Telkos.

  • Kyçja është falas
  • Pajisjet janë falas dhe mbeten në përdorim të klientit deri në përfundim të kontratës.