1.1. Objekt i kontrate për shërbime është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve kontraktuese lidhur me ofrimin e shërbimeve të Telkos. Përdoruesi zgjedh pakon e shërbimit dhe specifikat e pakove. Kontrata është përpiluar në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike, Rregulloren Nr.005/B/24 për Kontratat, Transparencën dhe Publikimin e Informatave dhe Masave të tjera Mbrojtëse për Përdoruesit Fundorë të Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike, Rregulloren Nr. 2024/02 për Mbrojtjen e Përdoruesve në Fushën e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele si dhe legjislacionin tjetër të aplikueshëm i cili e rregullon fushën për të cilën lidhet kjo kontratë.
1.2. Nënshkrimi i kontrates bëhet në zyrat e Operatorit, por në raste të veçanta, palët mund ta nënshkruajnë edhe jashtë zyrave të Operatorit ose në distancë, përmes mjeteve të qëndrueshme të komunikimit elektronik, me kusht që të përmbushen kërkesat për informim dhe transparencë të parashikuara me legjislacionin në fuqi.
1.3. Kontrata mund të nënshkruhet edhe në mënyrë elektronike, përmes çdo forme të identifikimit të besueshëm dhe konsiderohet ligjërisht e vlefshme në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.
2.1. Tarifat mujore të pakove, ofertat promocionale dhe çdo ndryshim çmimi publikohen në faqen zyrtare të Operatorit: www.telkos.net.
2.2. Të gjitha obligimet financiare mujore faturohen në fillim të çdo periudhe shfrytëzimi, e cila zgjat tridhjetë (30) ditë kalendarike dhe fillon nga data e nënshkrimit të kësaj kontrate, pavarësisht nga koha kur Përdoruesi fillon faktikisht të përdorë shërbimin. Çdo periudhë vijuese llogaritet në një cikël të rregullt mujor, nga data përkatëse e hyrjes në fuqi. Të gjitha çmimet janë të shprehura në vlerë bruto dhe përfshijnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), përveç rasteve kur Përdoruesi përfiton përjashtim tatimor në bazë të ligjit. Faturimi bëhet në valutën zyrtare, euro (€). Pagesa mund të realizohet përmes platformës online të Telkos, në filialet e Telkos, përmes distributorëve të autorizuar ose përmes transfereve bankare në këto llogari: PCB–1181003016000169; NLB–1701017600081503; RBKO– 1501001018842342; TEB–2020000165955532; BPB–1300001002643983; BKT-1901005902031165; BE– 1401000100270631; Pribank –2410130100019239; Paysera –5200001549570014.
2.3. Nëse Përdoruesi nuk përmbush obligimet e pagesës brenda afateve të përcaktuara, shërbimet ndërpriten menjëherë, me paralajmërim, ndërsa obligimi vazhdon në përputhje me periudhën kontraktuese, të përcaktuar me këtë kontratë.
2.4. Në rast se autoritetet kompetente vendosin tarifa, taksa ose ngarkesa të tjera fiskale që ndikojnë në çmimet e shërbimeve të ofruara nga Operatori, Përdoruesi pranon të paguajë shumën shtesë të aplikuar. Në këto rrethana, Operatori ka të drejtë të rrisë çmimin e shërbimeve vetëm për vlerën e ndryshimit të imponuar, me kusht që Përdoruesi të njoftohet paraprakisht, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e konsumatorit.
2.5. Nëse Përdoruesi ndryshon pakon, përderisa ka bërë parapagim, ndërkohë Telkos ka plotësuar kushtet e kontratës, ditët e mbetura nga parapagimi nuk kompensohen.
2.6. Në rastet kur Përdoruesi, pas realizimit të pagesës, kërkon ndërprerjen e shërbimit përpara përfundimit të periudhës së kontraktuar, ndërkohë që Operatori ka përmbushur detyrimet e tij sipas kontratës, shuma e parapaguar nuk i nënshtrohet rimbursimit.
2.7. Çdo ndryshim i kësaj kontrate mund të bëhet vetëm në formën e një aneksi të kontratës.
2.8. Çmimet e elementeve individuale për shërbimin e internetit janë si vijon: Pako Basic M – Internet 18€; Tv – 18€; Pako Basic L – Internet 24€, Tv 18€; Pako Olympic M – Internet 29€, Tv 18€; Pako Premium Olympic – Internet 32€, Tv 18€.
2.9. Pas realizimit të pagesës vjetore të kontratës nga ana e Përdoruesit, për periudhën dymbëdhjetë (12) mujore të shërbimit, Operatori i ofron Përdoruesit një (1) muaj shtesë të shërbimit pa pagesë. Muaji shtesë pa pagesë aktivizohet pas pranimit të pagesës vjetore nga Operatori dhe nuk i faturohet Përdoruesit.
3.1. Në rast të problemeve me shërbimin e internetit ose me sinjalin televiziv, Përdoruesi është i obliguar të njoftojë menjëherë Qendrën Teknike të Operatorit. Telkos angazhohet të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit brenda një afati prej 24 deri në 96 orë, në varësi të natyrës së defektit.
3.2. Qendra Teknike e Operatorit është në dispozicion të Përdoruesit 24/7 dhe mund të kontaktohet përmes numrave: +383 44 100 995, +383 600 321, ose përmes adresës elektronike: info@telkos.net.
3.3. Operatori i konsideron si ndërprerje të shërbimit vetëm ato defekte që burojnë nga infrastruktura qendrore e tij (backbone).
3.4. Përdoruesi është i obliguar të sigurojë qasje fizike pa pengesë për stafin teknik të Operatorit në lokacionin ku ndodhen pajisjet e Operatorit, për qëllim të inspektimit, mirëmbajtjes dhe zgjidhjes së defekteve.
3.5. Nëse qasja e Operatorit në vendndodhjen e pajisjeve pengohet nga persona të tretë, Operatori nuk mban përgjegjësi për ndërprerjen apo pamundësinë për zgjidhjen e defektit. Zgjidhja e pengesave që rrjedhin nga palët e treta është përgjegjësi e Përdoruesit.
4.1. Për shërbimin e internetit orët e pikut konsiderohen intervali kohor nga ora 19:00 deri në 23:00. Shpejtësia e garantuar (Shkarkim/Ngarkim) në rastin e rrjeteve fikse duhet të jetë së paku 50% e shpejtësisë maksimale. Shpejtësia e garantuar është shpejtësia më e ulët që operatori duhet t’i ofrojë gjithmonë përdoruesit në përputhje me kontratën, kur shërbimet e specializuara janë të fikura.
Shpejtësia e zakonshme në dispozicion (Shkarkim/Ngarkim) për rrjetet fikse duhet të jetë së paku 80% e shpejtësisë maksimale. Shpejtësia e zakonshme në dispozicion në rastin e rrjetave fikse është shpejtësia që një parapagues duhet të arrije së paku 90% të kohës gjatë ditës Shpejtësia minimale, shpejtësia maksimale dhe shpejtësia e zakonshme e ngarkimit dhe shkarkimit, varen nga pakoja e zgjedhur nga Përdoruesi, dhe do të përcaktohen në tabelën më poshtë:
| Pako | Shpejtësia e Shkarkimit / Ngarkimit GPON | Shpejtësia e Shkarkimit Coax | Shpejtësia e Ngarkimit Coax | ||||||||
| Maksimale | Minimumi | Zakonshme | Maksimale | Minimum | Zakonshme | Maksimale | Minimum | Zakonshme | |||
| Premium Olympic+ 2X | 500 Mbps | 250 Mbps | 400 Mbps | 500 Mbps | 250 Mbps | 400 Mbps | 50 Mbps | 25 Mbps | 40 Mbps | ||
| Premium Olympic + | 500 Mbps | 250 Mbps | 400 Mbps | 500 Mbps | 250 Mbps | 400 Mbps | 50 Mbps | 25 Mbps | 40 Mbps | ||
| Olympic M+ | 300 Mbps | 150 Mbps | 240 Mbps | 300 Mbps | 150 Mbps | 240 Mbps | 50 Mbps | 25 Mbps | 40 Mbps | ||
| Basic L+ | 200 Mbps | 100 Mbps | 160 Mbps | 200 Mbps | 100 Mbps | 160 Mbps | 50 Mbps | 25 Mbps | 40 Mbps | ||
| Premium Olympic | 500 Mbps | 250 Mbps | 400 Mbps | 500 Mbps | 250 Mbps | 400 Mbps | 50 Mbps | 25 Mbps | 40 Mbps | ||
| Olympic M | 300 Mbps | 150 Mbps | 240 Mbps | 300 Mbps | 150 Mbps | 240 Mbps | 50 Mbps | 25 Mbps | 40 Mbps | ||
| Basic L | 200 Mbps | 100 Mbps | 160 Mbps | 200 Mbps | 100 Mbps | 160 Mbps | 50 Mbps | 25 Mbps | 40 Mbps | ||
| Basic M | 100 Mbps | 50 Mbps | 80 Mbps | 100 Mbps | 50 Mbps | 80 Mbps | 40 Mbps | 20 Mbps | 32 Mbps | ||
| Internet 100Mbps | 100 Mbps | 50 Mbps | 80 Mbps | 100 Mbps | 50 Mbps | 80 Mbps | 40 Mbps | 20 Mbps | 32 Mbps | ||
| Internet 150Mbps | 150 Mbps | 75 Mbps | 120 Mbps | 150 Mbps | 75 Mbps | 120 Mbps | 40 Mbps | 20 Mbps | 32 Mbps | ||
4.2. Jitter është 6 ms, Dilay është 9ms, Shkalla mesatare e humbjes së paketave është 3%.
4.3. Numri i kanaleve: Pako Basic M – 64 Kanale; Pako Basic L – 214 Kanale; Pako Olympic M – 245 Kanale; Pako Premium Olympic – 252 Kanale.
4.4. Ligat sportive për Pako Olympic M – Evropa Liga, La Liga, Konferencë Liga, Kampionatet Evropiane, Serie A. Pako Premium Olympic – Evropa Liga, La Liga, Konferencë Liga, Kampionatet Evropiane, Serie A, Premier Liga.
4.5. Operatori siguron shërbimin e transmetimit të kanaleve televizive në formate HD (High Definition) dhe SD (Standard Definition), në përputhje me formatin origjinal të marrë nga burimi transmetues dhe marrëveshjet me bartësit e të drejtave. Formati i zërit (audio) transmetohet në standardet MPEG dhe ADTS, varësisht nga disponueshmëria teknike e përmbajtjes.
5.1. Operatori është i obliguar t’i ofrojë Përdoruesit shërbime të cilësisë së lartë, në përputhje me kushtet për të cilat pajtohen palët në kontratë. Nëse Operatori nuk përmbush obligimet për ofrimin e shërbimeve të internetit dhe televizionit, kompensimi do të bëhet sipas legjislacionit në fuqi. Në rast të ndërprerjes së shërbimit për një periudhë prej të paktën 12 orësh, Përdoruesi do të kompensohet me 24 orë zgjatje shërbimi për çdo periudhë prej 12 orësh të humbur, nëse problemi është raportuar dhe dokumentuar. Përdoruesi duhet të ketë prova të nevojshme për të kërkuar kompensim. Kërkesa për kompensim duhet të dorëzohet me shkrim, jo më vonë se 30 ditë nga data e ndërprerjes së raportuar. Kompensimi bëhet duke zgjatur vlefshmërinë në varësi të llojit të shërbimit ose pakos.
5.2. Me njoftim paraprak, Telkos rezervon të drejtën të ndërpres shërbimin për arsye mirëmbajtjeje dhe avancimi të rrjetit. Ndërprerjet e planifikuara mund të zgjasin për aq kohë sa zgjasin punimet.
5.3. Përdoruesi pajtohet se Telkos nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjet financiare, humbjet e të ardhurave, humbjet e të dhënave ose dëmet e tjera, të drejtpërdrejta ose të tërthorta, që mund të rezultojnë nga ndërprerja, mungesa apo cilësia e dobët e shërbimit të internetit, për çfarëdo arsyeje.
5.4. Përdoruesi pranon që Telkos mund të kontaktojë Përdoruesin përmes numrave të telefonit, (përfshirë sms), adresë elektronike, adresë postare, të dhëna në kontratë nga Përdoruesi, për çështje të lidhura me shërbimin.
5.5. Përdoruesi mban përgjegjësi të plotë për saktësinë, vërtetësinë dhe përditësimin e të dhënave të kontaktit, të ofruara nga ai. Në rast të dhënies së informacionit të pasaktë ose të pavërtetë, Përdoruesi mban përgjegjësi për të gjitha pasojat që mund të rezultojnë.
5.6. Lista e kanaleve televizive mund të ndryshojë varësisht rrethanave komerciale, teknike dhe marrëveshjeve me bartësit e të drejtave. Në këto raste Telkos nuk mban përgjegjësi për shtimin apo largimin e ndonjë kanali televiziv.
5.7. Operatori ka të drejtë të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe të përkohshme për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e rrjetit dhe shërbimeve, përfshirë, por pa u kufizuar në:bllokimin e përkohshëm të trafikut nga ose drejt një adrese IP-je specifike që dyshohet se është burim i një sulmi kibernetik ose aktiviteti të paligjshëm si dhebllokimin e përkohshëm të aksesit drejt domeneve të identifikuara si burim i përmbajtjes së dëmshme ose aktivitetit të paligjshëm.
6.1. Përdoruesi është i obliguar të përdorë shërbimet e ofruara nga Operatori në përputhje me kushtet e kësaj kontrate dhe legjislacionin në fuqi. Përdoruesi pranon të përdorë shërbimin vetëm për qëllime personale, rezidenciale. Çdo përdorim i shërbimit për qëllime afariste përbën shkelje të rëndë të kushteve kontraktuale.
Në rast të shkeljes, Telkos mund ta paralajmërojë Përdoruesin që të shfrytëzojë shërbimin në pajtueshmëri me kushtet e kontratës, të pezullojë apo anulojë automatikisht shërbimin e dhënë nga Telkos pa asnjë obligim për kompensim ndaj Përdoruesit dhe të kërkojë kompensim për dëmet e shkaktuara nga keqpërdorimi i bërë nga Përdoruesi. Nëse kontrata anulohet nga Telkos për arsye të parashikuara nga ky nen, Përdoruesi mbetet përgjegjës për të gjitha obligimet financiare të mbetura ndaj Operatorit.
6.2. Çdo mospërputhje e vazhdueshme ose e përsëritur mes cilësisë aktuale të shërbimit të Përdoruesit dhe standardeve të përcaktuara në kontratë, i jep të drejtën Përdoruesit të ndërmarrë masa ligjore, sipas legjislacionit në fuqi. Përdoruesi duhet të informojë Telkos për mospërputhjen. Nëse Telkos brenda 15 ditëve nuk e përmirëson mospërputhjen, Përdoruesi ka të drejtë të parashtrojë ankesë në ARKEP (Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare).
6.3. Nëse Përdoruesi ndryshon adresën e banimit, obligohet të shlyej të gjitha detyrimet financiare që ka ndaj Telkos deri në ditën e fundit të shërbimit në adresën e vjetër si dhe të paguaj tarifën e instalimit në adresën e re, në vlerë prej dhjetë (10) €, nëse Telkos mund të ofrojë shërbim në atë lokacion. Për zhvendosjen e shërbimit brenda së njëjtës njësi, aplikohet tarifë prej pesë (5) €. Telkos nuk mban përgjegjësi nëse sinjali nuk është i disponueshëm në adresën e re të Përdoruesit.
6.4. Largimi apo ndërprerja e transmetimit të kanaleve, përmbajtja e të cilave është në kundërshtim me rendin kushtetues, në përputhje me vendime të autoriteteve kompetente, nuk përbën shkak për shkëputje të njëanshme të kontratës nga ana e Përdoruesit.
7.1. Kjo kontratë hyn dhe mbetet në fuqi për periudhën e caktuar në faqen e parë të saj. Kontrata parashikon zgjatje automatike, me njoftim tridhjetë (30) ditë përpara. Pas një zgjatjeje të tillë Përdoruesi ka të drejtë të përfundojë kontratën në çdo kohë, me një afat njoftimi prej së paku pesë (5) ditësh para datës së përfundimit, pa kosto shtesë.
7.2. Kontrata mund të ndërpritet në rast të mosrespektimit apo shkeljeve të kushteve të saj nga cilado palë. Ndërprerja e kontratës në mungesë të provave të qarta dhe vërejtjeve të dhëna me shkrim nga palët konsiderohet e paligjshme.
7.3. Nëse Përdoruesi e ndërpret kontratën me afat të caktuar para periudhës kohore të rënë dakord, ofruesi i shërbimit mund të kërkojë kompensim për përfundimin e parakohshëm të kontratës gjatë nëntë (9) muajve të parë kur kontrata është lidhur për dymbëdhjetë (12) muaj, përkatësisht dymbëdhjetë (12) muajt e parë kur kontrata është lidhur për njëzet e katër (24) muaj.
7.4. Nëse Përdoruesi ka abonim dhe nuk e ka shfrytëzuar shërbimin, nuk ka të drejtë të kërkojë kompensim për periudhën e pashfrytëzuar.
7.5. Përdoruesi ka të drejtë të shkëpusë kontratën pa kosto shtesë nëse Telkos ka dështuar të përmbushë kushtet e kontratës, ka ndërprerje të platformave të ndryshme brenda Telkos, gjegjësisht nuk mund të ofrojë shërbime sipas kontratës që janë pajtuar palët, përveç nëse ndryshimet e propozuara janë në dobi të Përdoruesit, janë të një natyre administrative, nuk kanë efekt negativ te Përdoruesi si dhe vendosen drejtpërdrejt nga ligji ose vendimet e organeve shtetërore. Kërkesa e Përdoruesit duhet të mbështetet me dëshmi të paraqitura nga vetë Përdoruesi, ndërsa gjendja faktike e shërbimeve duhet të konstatohet dhe verifikohet nga Operatori. Vetëm pas konstatimit dhe verifikimit nga Operatori, Përdoruesi mund të ushtrojë të drejtën për shkëputjen e kontratës pa kosto shtesë. Të gjitha ndryshimet e propozuara nga Telkos do t’i dërgohen Përdoruesit të paktën tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të atyre ndryshimeve. Nëse Përdoruesi nuk pajtohet me ndryshimet ka të drejtë të ndërpres kontratën brenda dy (2) muajve pas ndryshimeve. Në këtë rast ai obligohet të njoftojë Telkos dhe të paguajë detyrimin e papaguar për shërbimin e marrë deri në datën e shkëputjes së kontratës.
7.6. Nëse Përdoruesi e ndërpret kontratën para periudhës kohore të përcaktuar me kontratë, kur Telkos ka ofruar shërbim në përputhje me kushtet e kontratës, Përdoruesi obligohet të paguajë tarifën e shkëputjes së parakohshme në vlerë prej 50€ për shkëputjet në gjashtë mujorin e parë të kontratës 12 mujore dhe 30€ për shkëputjet në tremujorin e tretë të kontratës dymbëdhjetë mujore. Në të kundërtën Telkos do të iniciojë procedurë përmbarimore përmes përmbaruesit privat. Të gjitha shpenzimet e krijuara me këtë rast do t’i bartë Përdoruesi.
7.7. Operatori ka të drejtë të ndërpresë kontratën pa paralajmërim nëse Përdoruesi kryen ndonjërën nga këto veprimtari: e rishet shërbimin; e përdor shërbimin, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për qëllime të jashtëligjshme; lidhë pajisje ose kabllo të paautorizuara në pajisjet ose rrjetin e shërbimit; dërgon, komunikon ose ruan të dhëna, informata apo materiale që janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi; e përdor shërbimin në mënyrë që shkakton mosfunksionim të sistemit; dobësim të cilësisë ose rrezikim të sigurisë së rrjetit; e shfrytëzon shërbimin për aktivitete të paligjshme apo të pamoralshme; e përdor shërbimin për komunikime të natyrës kërcënuese, ofenduese, ngacmuese, shpifëse apo të pahijshme; e përdor shërbimin duke shkelur privatësinë apo të drejtat e pronësisë intelektuale të palëve të treta; krijon kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë publike; shkakton dëme fizike ose materiale Operatorit ose palëve të treta; ndërhyn në funksionalitetin e rrjetit; përpiqet të thyejë sistemet e sigurisë së rrjetit; pajisja e tij nuk ndalon së shkaktuari shqetësime teknike.
8.1. Pajisjet që instalohen nga Operatori për shfrytëzim janë pronë e Operatorit, të huazuara tek Përdoruesi, për periudhën e shfrytëzimit sipas kësaj kontrate, përveç nëse Përdoruesi shpreh vullnet për t’i blerë ato pajisje. Çmimi i modemit është gjashtëdhjetë (60)€, çmimi i resiverit është gjashtëdhjetë (60)€.
8.2. Në rast të përfundimit apo ndërprerjes së kontratës, Përdoruesi obligohet të kthejë pajisjet tek Operatori brenda pesë (5) ditëve nga data e ndërprerjes së kontratës. Në rast të moskthimit të pajisjeve në afatin e paraparë, Operatori ka të drejtë të lëshojë faturë përkatëse me vlerën e pajisjeve dhe të fillojë procedurë përmbarimore për arkëtimin e shumës përkatëse.
8.3. Përdoruesi është përgjegjës për përdorim jo të duhur të pajisjeve, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në dëmtime fizike, furnizim jo i duhur me energji elektrike, ekspozim ndaj lagështisë, vendosje në ambient pa qarkullim të mirë të ajrit, dëmtime të kabllove në hapësirat që janë në përgjegjësi të Përdoruesit. Në të gjitha këto raste dhe në çdo rast tjetër ku vërtetohet përgjegjësia e Përdoruesit, Përdoruesi obligohet të kompensojë dëmin në përputhje me vlerën e faturuar nga Operatori. Kompensimi për pajisje nuk do të tejkalojë vlerën e tyre sipas parimit “pro rata temporis” (proporcionalisht me kohën e mbetur).
8.4. Në rast se pajisjet dëmtohen nga Përdoruesi, ai obligohet të paguajë vlerën përkatëse.
8.5. Lloji i pajisjeve të ofruara Përdoruesit përcaktohet në faqen e parë të kësaj kontrate.
8.6. Në rast vjedhjeje të pajisjeve, Përdoruesi është i obliguar të paraqesë raport zyrtar mbi vjedhjen, nga Policia e Kosovës.
8.7. Përdoruesi është përgjegjës për sigurinë e kompjuterit, pajisjet kompjuterike dhe të dhënat personale.
8.8. Operatori nuk bën mirëmbajtje për pajisjet kompjuterike dhe rrjetin lokal (LAN cable) të Përdoruesit. Për çdo dëmtim që rrjedh nga përdorimi jo i duhur i pajisjeve, Operatori nuk mban asnjë përgjegjësi.
8.9. Çmimi i shërbimit mbetet i pandryshuar, pavarësisht nëse shërbimi ofrohet me pajisje të përfshira apo jo. Asnjë pagesë shtesë nuk do të aplikohet për shkak të përfshirjes ose mos përfshirjes së pajisjeve në shërbim.
9.1. Telkos në përputhje të plotë me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përpunon dhe ruan të dhënat personale të Përdoruesit që përfshijnë emër, mbiemër, emri i prindit, numër personal, adresë postare, numër telefoni, adresë elektronike.
9.2. Përdoruesi, me nënshkrimin e kësaj kontrate pajtohet që të dhënat e tij të përpunohen nga Operatori. Përdoruesi është përgjegjës për ofrimin e të dhënave të sakta dhe informimin e Operatorit brenda (5) pesë ditëve në rast të ndryshimeve në këto të dhëna.
9.3. Operatori, në përputhje me legjislacionin në fuqi, bashkëpunon me organet kompetente të rendit dhe autoritetet shtetërore, duke ofruar informacione të nevojshme sipas kërkesave zyrtare të paraqitura në formën dhe mënyrën e përcaktuar me ligj.
9.4. Me nënshkrimin e kësaj kontrate, Përdoruesi pajtohet, po ashtu, që të dhënat personale, të përdoren nga Operatori edhe për qëllim njoftimi rreth obligimeve ndaj Telkos si dhe për qëllime marketingu, gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate dhe pas përfundimit të saj.
10.1. Telkos është Operator i licencuar nga KPM për transmetim. Të gjitha kanalet në platformën Telkos transmetohen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me marrëveshje me bartësit e të drejtave.
10.2. Ndalohet rreptësisht, ritransmetimi, ripublikimi, kopjimi, ruajtja apo rishpërndarja e shërbimeve të Operatorit.
11.1. Në rast të dështimit të përmbushjes së obligimeve që rezultojnë nga forca madhore asnjëra palë kontraktuese nuk mban përgjegjësi. Operatori nuk do të jetë përgjegjës për asnjë ndërprerje ose dobësim të shërbimit, shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, apo nga rrethana jashtë kontrollit të Telkos, të cilat nuk mund të parashikohen dhe parandalohen. Në asnjë rast, Telkos nuk do të mbajë përgjegjësi për dëme indirekte, humbje të ardhurash, shkaktuar Përdoruesit. Telkos nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga energjia elektrike apo rrufeja. Telkos nuk mban përgjegjësi për mos përmbushje të obligimeve që rrjedhin si pasojë e ngjarjeve që janë të paparashikuara, të parezistueshme dhe përtej kontrollit të palëve, siç janë dështimet për shkak të motit, zjarri, akte terrorizmi, luftë, trazira, grevë ose protesta të punëtorëve, gjendjet e jashtëzakonshme, ndryshimi i ligjeve dhe rregulloreve, vendimet nga organet shtetërore, sulmet kibernetike, epidemitë, dështimi i infrastrukturës publike, dëmtim i infrastrukturës nga palët e treta, shpronësim nga ana e qeverisë, akte të tjera të qeverisë apo çfarëdo ndodhie që është jashtë kontrollit të arsyeshëm të palës përkatëse.
12.1. Organe mbikëqyrëse për zbatim të kontratës janë ARKEP (Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) dhe KPM (Komisioni i Pavarur i Mediave).
12.2. Përdoruesi ka të drejtë të paraqesë ankesë me shkrim në rast të ndryshimit të kushteve kontraktuale nga ana e Operatorit. Ankesa duhet të dërgohet në formë elektronike në adresën zyrtare të Operatorit: info@telkos.net. Ankesa me shkrim e Përdoruesit duhet t’i dorëzohet Operatorit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar dhe brenda tridhjetë (30) ditëve nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet kualitetit të shërbimit të ofruar.
12.3. Operatori obligohet që në afat prej shtatë (7) ditësh pas pranimit të ankesës t’i trajtoj pretendimet ankimore të Përdoruesit rreth kanaleve dhe në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas pranimit të ankesës, pretendimet ankimore rreth shërbimeve të internetit. Ankesat që kanë të bëjnë me ndërprerjen e shërbimit të kanaleve duhet trajtuar jo më vonë se tri (3) ditë nga paraqitja e tyre.
12.4. Në rastet kur dështon tentimi i palëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes negociatave, palët mund të iniciojnë në ARKEP procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Nëse Përdoruesi dëshiron t’i drejtohet ARKEP me kërkesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Operatorin ai duhet ta paraqesë kërkesën në ARKEP, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas marrjes së përgjigjes me shkrim nga Operatori.
12.5. Autoritet përgjegjës për zgjidhjen e kontratës në rast kontesti është Gjykata Themelore kompetente në bazë të vendndodhjes së selisë së Operatorit.
Telkos L.L.C
ANEKSI I
Adresa “Elez Berisha”, nr. 30, Prishtinë, Kosovë
Nr. kontaktues: +383 44 100 995 dhe +383 600 321
Adresa elektronike: info@telkos.net
Përmbledhja e kontratës
Telkos, në cilësinë e operatorit të licencuar nga KPM dhe ARKEP, ofron shërbime të internetit dhe kanaleve televizive të cilat mund të merren ndaras apo të kombinuara. Lista e kanaleve të televizionit mund të ndryshoj varësisht rrethanave komerciale dhe marrëveshjeve me bartësit e të drejtave. Në këtë rast Telkos nuk merr përgjegjësi për shtimin apo largimin e ndonjë kanali televiziv. Nëse Telkos dështon të përmbushë kushtet e kontratës, përdoruesi ka të drejtë të shkëpus kontratën, pa kosto shtesë.
Kjo përmbledhje e kontratës ofron elementet kryesore të këtyre ofertave të shërbimit
PAKO INTERNET
Internet 100Mbps – 18.00€/muaj – Pagesa vjetore (12+1) 216.00€; Internet 150Mbps – 22.00€/muaj – Pagesa vjetore (12+1) 264.00€
PAKO TV
Pako TV Basic L – 214 kanale – 18.00€/muaj – Pagesa vjetore (12+1) 216.00€; Pako TV Premium Olympic – 252 kanale – 25.00€/ muaj – Pagesa vjetore (12+1) 300.00€.
PAKO TV + INTERNET
Pako Basic M – Internet 100Mbps + 64 kanale – 19.50€/muaj – Pagesa vjetore (12+1) 234.00 €; Pako Basic L – Internet 200 Mbps + 214 kanale/24.00€ muaj; Pagesa vjetore (12+1) 288.00 €; Pako Olympic M – Internet 300Mbps + 245 kanale – 29.00€/muaj – Pagesa vjetore (12+1) 348.00 €; Pako Premium Olympic – Internet 500Mbps + 252 kanale – 32.00€/muaj – Pagesa vjetore (12+1) 384.00 €.
PAKO TRIO
Pako Basic L Plus – Internet 200Mbps + (2x Resiver Basic L) – 30.00€/ muaj – Pagesa vjetore (12+1) 360.00€; Pako Olympic M Plus – Internet 300Mbps + (1 Resiver Olympic M – 1 Resiver L) – 35.00€/ muaj; Pagesa vjetore (12+1) 420.00€; Pako Premium Olympic Plus – Internet 500Mbps + (1 Resiver Premium Olympic – 1 Resiver Basic L) – 38.00€/muaj – Pagesa vjetore (12+1) 456.00€; Pako Premium Olympic Plus 2X – Internet 500Mbps + (2x Resiver Premium Olympic) – 47.00€ muaj/Pagesa vjetore (12+1) 564.00€.
Informacioni i plotë për shërbimin ofrohet në dokumente të tjera
1.Kontratën; 2. Listën e kanaleve; Kushtet e Kontratës
Llojet e pajisjeve që jepen në përdorim dhe çmimi
Llojet e pajisjeve që jepen në përdorim specifikohen në kontratën përkatëse. Çmimi për secilën pajisje është 60 €.
Afati i aktivizimit të shërbimeve
Shërbimi aktivizohet në momentin e kyçjes së përdoruesit në rrjet. Kyçja realizohet në afatin kohor prej 24-96 h nga kërkesa e përdoruesit.
Shpejtësia e shërbimit të internetit dhe mjetet juridike
Shpejtësia minimale, shpejtësia maximale dhe shpejtësia e zakonshme e ngarkimit dhe shkarkimit, varësisht nga pako që përdoruesi
zgjedh, variojnë:

Operatori duhet të kompensojë përdoruesin me 24 orë shërbim për çdo periudhë prej 12 orësh të humbura. Kjo vlen nëse përdoruesi e ka raportuar problemin dhe operatori nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim.
Mënyra e parashtrimit të ankesës në Telkos
Telkos u mundëson përdoruesve të paraqesin ankesë në njërën nga këto mënyra: duke telefonuar në numrat +383 44 100 995 dhe +383 600 321, me postë në adresën e deklaruar në kontratën e përdoruesit dhe në këtë dokument, si dhe në mënyrë elektronike në adresën info@telkos.net. Ankesa me shkrim e përdoruesit duhet t’i dorëzohet operatorit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar dhe brenda tridhjetë (30) ditëve nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet kualitetit të shërbimit të ofruar. Operatori obligohet që në afat prej shtatë (7) ditësh pas pranimit të ankesës t’i trajtojë pretendimet ankimore të përdoruesit lidhur me kanalet dhe në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas pranimit të ankesës, pretendimet ankimore rreth shërbimeve të internetit. Në rastet kur dështon tentimi i palëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes negociatave, palët mund të iniciojnë në ARKEP procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Kohëzgjatja, ripërtëritja dhe përfundimi
Kohëzgjatja e kontratës mund të jetë 12 ose 24 muaj, varësisht sa zgjedh përdoruesi me rastin e nënshkrimit të kontratës. Përdoruesi ka të drejtë të shkëpus kontratën pa kosto shtesë nëse Telkos ka dështuar të përmbushë kushtet e kontratës, gjegjësisht nuk mund të ofrojë shërbime sipas kontratës që janë pajtuar palët, përveç nëse ndryshimet e propozuara janë në dobi të përdoruesit, janë të një natyre administrative, nuk kanë efekt negativ tek përdoruesit si dhe vendosen drejtpërdrejt nga ligji ose vendimet e organeve shtetërore. Nëse përdoruesi e ndërpret kontratën para periudhës kohore të përcaktuar me kontratë, në secilin rast që Telkos ofron shërbim në përputhje me kushtet e kontratës, përdoruesi obligohet të paguajë tarifën e shkëputjes ose Telkos do të kërkojë kompensim për përfundimin e parakohshëm të kontratës përmes përmbaruesit privat. Nëse përdoruesi fundor, e ndërpret kontratën me afat të caktuar para periudhës kohore të rënë dakord, ofruesi i shërbimit mund të kërkojë kompensim për përfundimin e parakohshëm të kontratës gjatë nëntë (9) muajve të parë kur kontrata është lidhur për dymbëdhjetë (12) muaj, përkatësisht dymbëdhjetë (12) muajve të parë kur kontrata është lidhur për njëzet e katër (24) muaj dhe gjashtë (6) muaj kur kontrata është e lidhur për gjashtë (6) muaj. Masa e kompensimit nuk mund të kalojë tarifën mujore të parapagimit për periudhën e mbetur prej nëntë (9) respektivisht dymbëdhjetë (12) muajve pas hyrjes në fuqi të kontratës.
Tarifa për shkyçje të parakohshme është 50 € për shkëputjet në gjashtë mujorin e parë të kontratës 12 mujore dhe 30€ për shkëputjet në tremujorin e tretë të kontratës dymbëdhjetë mujore. Kontrata parashikon zgjatje automatike, me afat të pacaktuar. Pas një zgjatjeje të tillë Përdoruesi ka të drejtë të përfundojë kontratën në çdo kohë, me një afat njoftimi prej së paku pesë (5) ditë para datës së përfundimit, pa kosto shtesë.
Permbledhja e Kontratës, Kushtet e përgjithshme dhe lista e kanaleve janë pjesë përbërëse e Kontratës

© Copyright by Telkos L.L.C