Teknologjia e re, ka rritur komoditetin në vetura.

Por, të enjten u tha se me rehatinë nuk është rritur edhe siguria.

Madje, ekspertizën në lidhje me këtë çështje, eksperti i sigurisë, Lavdim Hamiti, e përmbledh në një libër.

Këtë të fundit, e promovoi të enjten në ambientet e institutin Albanologjik në Prishtinë.

“Jetojmë në një kohë kur automjeti nuk është më thjesht mjet mekanik por është krijuar si sistem inteligjent, i cili sheh analizon dhe reagon, por përkundër gjithë këtij zhvillimi, një e vërtetë mbetet e pandryshuar,m siguria nuk fillon nga teknologjia  por nga njeriu”, thotë autori i librit.

Fjalë të mëdha për Hamitin, pati edhe recensenti i librit Agim Krasniqi, i cili tha se vepra është një ndërlidhje mes teknologjisë dhe njeriut.

“Teknologjia e avancuar krijon asi mundësi që të jemi më komod në vozitje por nuk do të thotë që ne të jemi aq të sigurt se mund të na ndodh diçka e të pësojmë”.

Por, Krasniqi të enjten nuk ishte i pranishëm këtu vetëm si recensent.

Edhe ky i fundit, e promovoi librin e tij “Manipulimi dhe papërgjegjësia në komunikimin publik”.

“Flasim çdo ditë, dëgjojmë çdo ditë, reagojmë çdo ditë, por rrallë e pyesim vetën a po a ofron ky komunikim apo është duke na ndarë ky komunikim”.

Promovimi i librave të enjten këtu, u ndal me kaq.

Edhe autorja, Drita Shaqiri, e promovoi librin e saj “Shkathtësisë e komunikimit në biznes”

“Sa herë në ditë ne komunikojmë dhe sa herë kuptohemi sepse këtu fillon gjithçka, ky libër ka lindur nga një realitet i thjesht por edhe shqetësues, sepse njerëzit flasin shumë por a kuptohen”, tha autorja e librit, Drita Shaqiri.

Pjesëmarrës në ceremoninë e promovimit qenë një numër i konsiderueshëm qytetarët, përfshirë profesorë e dashamirë të librit.

The post Veturat inteligjente, të sigurta apo të rrezikshme? Promovohet libri i Lavdim Hamitit appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.

Kategoria: