alt
Dhj, 28

Ju njoftojmë me kënaqësi se rrjeti ynë i internetit vazhdon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme edhe në lokacione të reja në Prishtinë. Si pjesë e strategjisë sonë për të qenë sa më afër klientëve dhe për të ofruar shërbime moderne të komunikimit, ne investojmë vazhdimisht në infrastrukturë të re, duke siguruar që sapo të përfundojnë punimet ndërtimore, lidhja me internet të jetë e gatshme dhe funksionale.

Qëllimi ynë është i qartë: banorët dhe bizneset të mos presin për sinjal, por ta kenë atë në dispozicion që nga dita e parë e shfrytëzimit të objekteve. Me teknologji të avancuar, stabilitet të lartë dhe shërbim profesional, ne garantojmë një përvojë të besueshme dhe afatgjate të internetit.

Aktivizimi i shërbimeve tona do të bëhet sipas këtij orari:

Premiera Residence
📌 Koordinatat: 42.61746620033024, 21.155929930587373
🗓 Shërbimi aktiv nga data 22.12.2025

Vargu i Blertë
📌 Koordinatat: 42.664092613833176, 21.186937068369087
🗓 Shërbimi aktivizohet më datë 15.01.2026

Gate Residence
📌 Koordinatat: 42.626710986199384, 21.152064911853483
🗓 Shërbimi aktivizohet më datë 01.01.2026

Grand Tower – 5 hyrje
📌 Koordinatat: 42.63608531576163, 21.169410636981077
🗓 Shërbimi aktivizohet më datë 24.12.2025

Në këto lokacione do të ofrohen paketa fleksibile për përdorim familjar dhe biznesor, me shpejtësi të larta, stabilitet të garantuar dhe mbështetje teknike profesionale. Ekipi ynë është i gatshëm të realizojë kyçjen në kohë të shkurtër, duke u përshtatur me nevojat specifike të secilit klient.

Për më shumë informata rreth mënyrës së kyçjes, paketave të disponueshme dhe ofertave promocionale, ju ftojmë të na kontaktoni përmes kanaleve tona zyrtare ose të vizitoni pikat tona të shitjes.

Ju faleminderit për besimin tuaj të vazhdueshëm – ne jemi aty për ju, me sinjal të fortë dhe lidhje të sigurt, që nga dita e parë!

Kategoria: