Përdoruesi ka të drejtë të paraqes ankesë me shkrim në rast të ndryshimit të kushteve kontraktuale nga ana e Operatorit.
Ankesa duhet të dërgohet në formë elektronike në adresën zyrtare të Operatorit: info@telkos.net.
Ankesa me shkrim e Përdoruesit duhet t’i dorëzohet Operatorit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar dhe brenda tridhjetë (30) ditëve nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet kualitetit të shërbimit të ofruar.
Operatori obligohet që në afat prej shtatë (7) ditësh pas pranimit të ankesës t’i trajtoj pretendimet ankimore të Përdoruesit rreth kanaleve dhe në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas pranimit të ankesës, pretendimet ankimore rreth shërbimeve të internetit.
Ankesat që kanë të bëjnë me ndërprerjen e shërbimit të kanaleve duhet trajtuar jo më vonë se tri (3) ditë nga paraqitja e tyre.
Në rastet kur dështon tentimi i palëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes negociatave, palët mund të iniciojnë në ARKEP procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Nëse Përdoruesi dëshiron t’i drejtohet ARKEP me kërkesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Operatorin ai duhet ta paraqesë kërkesën në ARKEP, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas marrjes së përgjigjes me shkrim nga Operatori.